Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se partneriteti i SHBA-së me Kosovën është mjaft i fortë.
Hovenier ka shkruar në Twitter të enjten, pasi në Kosovë ishte një delegacion i lartë i SHBA-së i drejtuar nga këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
“I lumtur të presë në Kosovë dje, këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet. Partneriteti ynë me Kosovën është i fortë. Këtu, këshilltari Chollet është angazhuar me një gamë të gjerë të liderëve, qeveritarëve, përfaqësuesve të shoqërisë civile, dhe gazetarëve”, ka thënë Hovenier.
Pleased to welcome @CounselorDOS to Kosovo yesterday. Our partnership with ?? is strong. While here, Counselor Chollet engaged with a wide variety of leaders, government and civil society representatives, and journalists. https://t.co/xj3KMO9k95
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) January 12, 2023
Ndërkohë edhe Chollet në postimin e tij në Twitter ka thënë se partnerteti SHBA – Kosovë është i palëkundur. Ai ka njoftuar për takimet që pati me liderët e Kosovës, e po ashtu shoqërinë civile e përfaqësues të mediave.
“Mirë të takohem me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Partneriteti ynë, SHBA – Kosovë, është i palëkundur. Ne lavdërojmë Kosovën për solidaritetin me Ukrainën duke vendosur sanksione ndaj Rusisë, përkrahur refugjatët e gazetarët, e duke dënuar luftën e Putinit. Falënderojmë Kosovën për bujarinë në mikpritjen e të evakuuarve dhe refugjatëve nga Afganistani”, ka shkruar Chollet për takimin me Osmanin.
Good to meet with @VjosaOsmaniPRKS. Our ??- ?? partnership is steadfast. We commend Kosovo for solidarity with Ukraine in enacting sanctions, supporting refugees and journalists, and condemning Putin’s war. Grateful for Kosovo’s generosity in hosting Afghan evacuees & refugees. pic.twitter.com/4qO8frykMW
— Derek Chollet (@CounselorDOS) January 11, 2023
Chollet ka njoftuar edhe për takimin me kryeministrin Albin Kurti.
“Takim i rëndësishëm me Albin Kurtin për dialogun. Vlerësojë angazhimin e Kosovës në mënyrë konstruktive dhe fleksibile. Po shikoj para në këtë partneritet të vazhdueshëm në avancimin e tentimeve drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi”, ka shkruar Chollet.
Gjatë vizitës në Kosovë të mërkurën pati takim edhe me krerët opozitarë, si dhe me anëtarët e Listës Serbe.
Chollet thotë se SHBA-ja vazhdon të theksojë rëndësinë që Asociacioni të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
“Takim informativ me anëtarët e Listës Serbe. E vlefshme të dëgjojmë shqetësimet e gjitha komuniteteve në Kosovë. Duhen serbët e Kosovës të jenë në institucione të Kosovës. Ne vazhdojmë të cekim rëndësinë se Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, ka shkruar Chollet.