Arbëri

Hovenier në takim lamtumirës me Teodosijen, flasin për lirinë fetare në Kosovë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka zhvilluar takim lamtumire me kryepeshkopin Teodosije të Kishës Ortodokse Serbe

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka zhvilluar takim lamtumire me kryepeshkopin Teodosije të Kishës Ortodokse Serbe. 

Siç bëhet e ditur nga ambasada, në këtë takim ata kanë diskutuar rëndësinë e lirisë fetare në Kosovë.

Gjithashtu thuhet se është folur për nevojën e vazhdueshme që të sigurohet respekt i plotë për trashëgiminë fetare dhe kulturore. 

Ambasadori Hovenier tutje ka vlerësuar bashkëpunimin e tyre gjatë mandatit të tij, duke theksuar përkushtimin ndaj promovimit të vlerave të përbashkëta për një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe tolerante.

“E kam vlerësuar bashkëpunimin tonë”, ka deklaruar ai.