Për arritjen gjerë te institucioni i dijes shkollarët e vegjël shqiptarë nga Hoti dhe vendbanimet tjera në Plavë do ta kenë me të lehtë të ndjekin mësimet fal kujdesit të vëllezërve të tyre në SHBA e vende të tjera jashtë.
Mërgimtarët nga Hoti i Plavës përmbyllen një aksioni të suksesshëm për nxënësit e shkollës se Plavës. Duke parë nevojën e domosdoshme për t'ua lehtësuar shkollimin vogëlushëve tanë në vendlindje, në Hot dhe vendbanime shqiptare të Luginës së Plavës, filluam një fushatë për grumbullim të parave për blerjen e një minibusi, i cili do të jetë në shërbim të nxënësve që po rriten në vendlindje. Ky aksion, siç raporton portali Plava e Gucia Sot, u përmbyll me sukses ku nuk mungoi për asnjë çast zemërgjerësia dhe humanizmi si virtyt i rrallë i njerëzve të kësaj ane.
Ceremonia u bë ditë më parë në Plave, kur përfaqësuesi i Këshillit Iniciues nga New Yorku në vendlindje, Ibër Hoti, njëherësh edhe këshilltar i vetëm shqiptar në Asamblenë e Plavës, ia bëri dorëzimin e minibusit drejtorit të shkollës së Plavës, zt Igor Vukliqit.
Ky minibus dhuratë e Hotjanpve nga mërgata në SHBA do të jetë në dispozicion të nxënëse ekskluzivisht në relacionin Plavë-Hot dhe Plavë- Hakaj.
{gallery}
Nismëtarët e këtij projekti me shumë vlerë shprehin mirënjohjen dhe konsideratat më të larta për të gjithë ata që pa hezitim përkrahën këtë aksion të domosdoshëm për vendlindjen.
Vendlindjen për asnjë çast nuk e harrojmë, janë shprehur ata.
Për këtë aksion kontribuuan: Shaban Rexhi Sinanaj $ 2000, Max Hoti. $ 1000, Insuf Sinani Mehaj $ 1000, Imer Sinani Mehaj $ 1000, Kujtim Asllani Mujaj $ 1000, Dilber Kuka $ 1000, Demë Hoti $ 1000, Ali Hoti $ 1000, Naser Xh. Mehaj $ 1000, Shpend Islami Haxhaj $ 1000, Rrustem Sinani Sinanaj $ 1000, Ismet Sinani Sinanaj $ 1000, Shefket Sinani Sinanaj $ 1000, Xhafer Sinani Sinanaj $ 1000, Hazir Rexhi Sinanaj $ 1000, Besim Beshkovic $ 500, Selim Serdanovic $ 500, Zef Martini Gjelaj-Hoti $ 500, Dino Cirikovic $ 500, Ramë Ujkan Hoti $ 500, Adem Kadria Sinanaj $ 500, Kamer Kadria Sinanaj $ 500,Djemtë e Rexhep Selmanit Mujaj $ 500, Sadri Xhema Mehaj & 500, Aleksander Vilajeti $ 300, Orl Ramadani Mehaj $ 200, Safet Rexha Sinanaj $ 200, Skender Rexha Sinanaj $ 200, Shaban Rexhepi Haxhaj $ 200, Omer Ibrahimi Hoti $ 200, Beqir Neziri Haxhaj $ 200, Rrustem Sadria Sinanaj $ 100, Zymer Sadria Sinanaj $ 100, Oltion Vela $ 100, Kreshnik Murati $ 100, Faton Alickaj $ 100, Alma Deda $ 100, Arjola Gazivoda $ 100, Nora Marini $ 100, Bobby Asanaj $ 100, Nick Camaj $ 100, Bekim Vuçetaj $ 100, Enver Zeneli Sinanaj $ 100, Brahim Halili Sinanaj $ 100, dhe Gani Pejçinovic $ 40.