Sot, e premten, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të zhvilluar interpelancën e kryeministrit Avdullah Hoti, sipas kërkesës së tetë deputetëve të GP të LVV-së, në lidhje me shfuqizimin e Task-Forcës antikorrupsion në Policinë e Kosovës.
Seanca me vetëm këtë pikë në rend dite do të fillojë në orën 15:00, ka njoftuar Kuvendi.