Kryeministri Avdullah Hoti ka folur për gjendjen në Telekom. Ai ka thënë se janë duke punuar në zhbllokimin e xhirollogarive, duke shtuar se për pak ditë pritet të mbyllet kjo çështje.
“Unë e di që mijëra punëtorë aty nuk i kanë marrë pagat e tetorit por po punojmë me ministrin Kuçi për ta përmbyllur sa më shpejt. Do të dalim para punëtorëve të Telekomit e qytetarëve për ta bërë të ditur”, ka thënë ai.
Ai ka folu edhe për kërkesën e ministres së Financave, Hykmete Bajrami, ndaj agjencisë italiane Guardia di Finanza të hetojë skandalin e Thesarit.
Hoti ka thënë se lërkesa e ministres është që të ndihmohet në auditim të sistemi, përndryshe sipas tij, hetimet po vazhdojnë.
“Unë mendoj që do të shohim rezultate së shpejti. Është çështje e ndarë dhe atë po i kryen hetuesia dhe prokuroria”, ka thënë ai.
Sot punëtorët e Telekomit kanë protestuar para Qeverisë, më pas ata kanë filluar grevën e cila po mbahet në objektin kryesor të Telekomit në Prishtinë.