Arbëri

Hiqen rrethojat në sheshin “Xhorxh Bush”, nisin punimet në njërën anë

Sheshi "Xhorxh Bush"

Në njërën anë të sheshit “Xhorxh Bush” në Prishtinë janë hequr rrethojat e punimeve, derisa në anën tjetër, pranë katedrales, po kryhen punime.

KOHA ka mësuar se rrethojat po largohen që të mos jenë pengesë e qytetarëve dhe bizneseve derisa të fillojnë punimet edhe në këtë anë.

VIDEO:

Komuna e Prishtinës në pesë muajt e fundit ka nisur implementimin e tri projekteve në zona të mbrojtura të trashëgimisë kulturore pa përfillur ligjet në fuqi për pajisje me pëlqimet e nevojshme.

Në dy vendpunishte i janë ndaluar punimet, në një prej tyre është duke u zhvilluar projekti.

Pos këtyre, Komuna është edhe në një procedurë tenderimi për një projekt që ia kanë refuzuar institucionet e trashëgimisë kulturore. Krejt bashkë kanë peshë financiare mbi 30 milionë euro.

Komuna tashmë për këto projekte veç ka nënshkruar marrëdhënie kontraktuale në vlerë mbi 25 milionë euro. Pos kësaj këto projekte janë shndërruar në betejë ligjore midis Ministrisë së Kulturës dhe Komunës së Prishtinës.