Arbëri

“Hidrodrini” thotë se ka rënie të nivelit të burimeve, paralajmëron masa ndaj keqpërdoruesve të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Hidrodrini" ka ftuar konsumatorët e Pejës, Istogut, Klinës, Deçanit dhe Junikut ta përdorin ujin racionalisht dhe mos e shpërdorin pasi ka rënie të nivelit të burimeve.

Përmes një komunikate, KRU “Hidrodrini” shkruan se rënia ka ndodhur për shkak të mungesës së reshjeve atmosferike, derisa kanë paralajmëruar reduktime.

“Nisur nga ky realitet, KRU 'Hidrodrini', APELON tek ju, që ujin ta përdorni racionalisht, për nevoja personale/familjare për pije, higjienë e sanitari. Ujitja e kopshteve dhe hapësirave tjera të gjëra, është veprim i cili, dikë tjetër e lë pa ujë për pije. Lidhur me këtë problematikë, ne kemi rritur edhe numrin e inspektimeve në terren dhe ndaj keqpërdoruesve do veprojmë sipas ligjit. Uji është jetë - Ta ruajmë dhe ta përdorim racionalisht”, thuhet tutje.