Intervistë me z. Thomas Estrany, menaxher i shitjeve H&M në Greqi
1. Mirësevini! A mund të na tregoni për rrugëtimin tuaj personal në H&M? Jeni pjesë e H&M për gati 20 vjet, cila është receta juaj e suksesit dhe cilat janë disa nga mësimet që keni marrë në karrierën tuaj profesionale?
E nisa rrugëtimin tim në H&M gati 20 vjet më parë duke mbajtur role strategjike biznesi në një gamë të gjerë aktivitetesh dhe vende në mbarë globin, deri në pozitën time si Menaxher i Shitjeve në shtetin e Greqisë, me qendër në Athinë. Në H&M ekziston një filozofi e fuqishme e ndërtuar mbi vlerat tona thelbësore, që kur secili prej nesh rritet, e gjithë kompania rritet. Më janë dhënë mundësi të vazhdueshme për të mësuar, duke pasur mbështetjen e plotë nga ekipet me të cilat kam punuar, duke më lejuar të zhvillohem vazhdimisht brenda kompanisë. Në H&M fuqizohesh dhe sfidohesh për të eksploruar rrugëtimin tënd.
2. Çfarë e bën H&M të dallohet si punëdhënës?
H&M ka një vizion të qartë i cila është e bazuar në vlerat që na bashkojnë, te cilat komunikojnë atë që përfaqëson brendi dhe mënyrën e punës në frymën ekipore. Këto vlera bazohen në respektin fundamental për të gjithë, besimi i kompanisë te punonjësit tanë, si dhe diversitetin e gjithëpërfshirjen. Vlerat tona të korporatës janë themeli i gjithçkaje që bëjmë dhe ato na udhëheqin në çdo situatë: ne jemi një ekip, ne besojmë te njerëzit, ne jemi sipërmarrës, ne bëjmë përmirësime të vazhdueshme, jemi të ndërgjegjshëm për kostot, jemi të drejtpërdrejtë, mendje hapur dhe me thjeshtësi Ne jemi një mjedis i larmishëm njerëzish dhe kulturash që çdo ditë kryejmë mrekulli!

3. Si do të përkthehet ideja e biznesit të H&M në ofertën e klientëve në dyqanin e ri në Prishtinë?
Ideja e biznesit të H&M është "moda dhe cilësia me çmimin më të mirë, në një mënyrë të qëndrueshme". Ne duam ta bëjmë modën e arritshme dhe të këndshme për të gjithë, në mënyrë që të befasojmë klientët tanë dhe të tejkalojmë pritshmëritë e tyre. Pra, bazuar në kërkesat e klientëve tanë, ne ndërtojmë alokimin dhe asortimentin e koleksioneve tona në dyqanin tonë. Ne dëshirojmë që të gjithë dashamirët e modës në Prishtinë të frymëzohen gjatë gjithë rrugëtimit të tyre nga vitrinat tona, tek propozimet e stilimit të dyqaneve dhe të eksplorojnë stilin e tyre personal.
4. A po planifikoni një dyqan tjetër fizik në Prishtinë?
Ne shohim potencial të madh në zgjerimin e prezencës sonë fizike dhe të jemi më afër vendit ku janë klientët tanë, por tani për tani jemi të përqendruar në hapjen tonë madhështore në Albi Mall.
5. Çfarë duhet të presin klientët nga dyqani i ri, cilat koleksione do të jenë në dispozicion në Prishtinë dhe a ka ndonjë ofertë speciale për hapjen në veçanti?
Dyqani me sipërfaqe 2.130 m² në Albi Mall, është krijuar për të ofruar një ekseriencë moderne dhe mikpritëse për klientët. Enterier modern, me materialet më inovative dhe të qëndrueshme shtojnë gjithashtu një përvojë të lehtë dhe pozitive për klientët në çdo fazë të blerjes. Gjithashtu, ne vlerësojmë vazhdimisht asortimentin tonë dhe kombinimin e duhur të produkteve, për të siguruar që gjithmonë të ofrojmë balancën e duhur midis bazikeve, modës aktuale dhe trendeve më të fundit për gratë, burrat, adoleshentët dhe fëmijët, si dhe aksesorët. Për sa i përket hapjes madhështore, klientët do të kenë mundësinë të përfitojnë deri në 50% zbritje në artikujt e përzgjedhur, gjatë periudhës nga data 3 deri më 6 nëntor dhe shumë surpriza të tjera.
Mezi pres t'ju mirëpresim të gjithëve atje!
*Artikull i sponsorizuar