Arbëri

Haxhiu: Faton Hajrizi pati një telefonatë në Smrekonicë, u alarmuam për hetim

Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se për arratisjen e të burgosurit Faton Hajrizi e ka alarmuar ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, duke i kërkuar që rasti të hetohet dhe të merren masat.

Ajo është shprehur të hënën në “60 Minuta” të KTV-së se është njoftuar nëpërmjet task-force të formuar nga institucionet e sigurisë se prokurori në Mitrovicë s’kishte vepruar asgjë, duke u arsyetuar se ka punë të tjera.

“Jam alarmuar kur kam kuptuar se prokurori në Mitrovicë s’po merr veprime për shkak se ka punë të tjera. Kemi shkuar te Kryeprokurori Besim Kelmendi, kemi alarmuar se kemi rastin e Faton Hajrizit dhe se prokurori nuk po nxjerr aktvendim për fillim të hetimeve. Më pas ka pasur lëvizje nga prokurori. Ka pasur një telefonatë nga Smrekonica nga dikush me Faton Hajrizin para se të arratisej. Institucioneve gjegjëse iu është dashur numri kontaktues dhe prokurori s’ka lejuar që të japë qasje në listën e numrave të telefonit. Është dashur të veprojmë ne që të hapen rrugë”, ka shtuar Haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë e ka komentuar deklarimin e saj mbi Hajrizin për të cilin është intervistuar nga Prokuroria.

“Unë s’kam thënë se Serbia ka ndikim në burgjet e Kosovës, por organet gjegjëse sugjerojnë ashtu. Kush do ta kuptojë ashtu, unë s’kam çfarë t’i bëjë. Mendoj se është e rëndësishme që institucionet si prokurori të jetë në në komunikim të plotë me AKI-në. Aty ku ka pasur bashkëpunim kemi pasur suksese, rasti me spiunazhin është i fundit...Unë kam thënë se informacionet e organeve tona në disa raste janë që këto arratisje nga burgje janë cytur nga grupe kriminale. Në rastin e fundit, ende ka diskutime nëse është vrarë ose jo. Rasti ka ndodhur në prag të nënshkrimit të kontratave të litiumit në Serbi, e vendi i vrasjes së policit ku ka ndodhur është 9 kilometra nga vendi ku planifikohet të ndërtohen minierat. Ka pasur paralajmërime për protesta, e kur ka ndodhur ky rast, është izoluar lokacioni dhe s'ka pasur mundësi të ketë reagime”, është shprehur Haxhiu.

Haxhiu ka potencuar se për arratisjen e Hajrizit janë suspenduar nga detyra tre persona që s’kanë të vëmendshëm në përcjelljen e kamerave në burgun e Smrekonicës.


Haxhiu pro shkuarjes në zgjedhje të parakohshme

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, njëherit zyrtare e Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar se partia në pushtet është pro shkuarjes në zgjedhje, por sipas saj, kjo s’duhet të bëhet nëpërmjet shkarkimit të kryeministrit.

Ajo është shprehur se çfarëdo date e zgjedhjeve do të ishte në rregull.

“Për Lëvizjen Vetëvendosje, natyrisht se çfarëdo date është në rregull. Nëse duan zgjedhjet duhet në janar ose shkurt, 16 shkurti është data më e vonshme, datën do ta thotë kryeministri Kurti në takim me presidenten. Për të shkuar në zgjedhje të parakohshme duhet të ndodhë ose shkarkimi i Qeverisë ose dorëheqja apo shpërndarja e Kuvendit. Ne japim japim përkrahjen e plotë, por s'duhet të shkojmë me dorëheqjen e kryeministrit”, ka thënë Haxhiu.

Lexo përditësimet tjera
Albulena Haxhiu

Haxhiu: Opozita po e pengon reformën nëpërmjet Kushtetueses

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se partitë opozitare janë duke e penguar reformën në...