Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë dorëzimin e një pjese të dokumentacionit arkivor të mbledhura në periudhën 2011-2018, tek Instituti për Dokumentimin e Krimeve të Luftës në Kosovë, ku u pranuan nga drejtori Atdhe Hetemi.
Haxhiu ka thënë se tashmë Instituti po plotësohet me të dhëna që janë grumbulluar nga periudha 2011-2018 si dhe ritheksoi edhe njëherë rëndësinë që ka për historinë dhe kujtesën kolektive për vendin dhe qytetarët.
Ndërsa, Hetemi falënderoi ministren Haxhiu për mbështetjen dhe bashkëpunimin në dorëzimin e dokumenteve të cilat sipas do jenë pjesë e arkivit të përhershëm të këtij institucioni.