Arbëri

Haxhiu akuzon Lushtakun se personalisht tentoi ta sulmojë eskortën e Kurtit

Albin Kurti në Skenderaj

Foto: KOHA

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka akuzuar kryetarin e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, se personalisht ka tentuar ta sulmojë eskortën e kryeministrit dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në fushatën zgjedhore të hënën në Skenderaj.

“Sami Lushtaku mbrëmë personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e Kryeministrit. Ai me veturë zyrtare, 02Z, të Komunës së Skënderajt, e ka pre rrugën e veturës së Kryeministrit me qëllim sulmin”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Tubimi i Vetëvendosjes në fushatën zgjedhore në Skenderaj u përcoll me tensione një natë më parë. U desh intervenimi i Policisë ndaj një grupi të pranishmëve që kundërshtuan tubimin e VV-së.

KOHA ka tentuar të kontaktojë me Lushtakun dhe strukturën e PDK-së në Skenderaj, por deri në momentin e raportimit s’ka marrë përgjigje.