Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Ditën e Çlirimit të Kosovës ka thënë se vendimi për themelimin e Ushtrisë është trashëgimi e brezit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Haradinaj ka shtuar se Kosova duhet të angazhohet për anëtarësim në NATO.
"Vendimin për themelimin e Ushtrisë së Kosovës e konsideroj trashëgimi të brezit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tani duhet të angazhohemi për anëtarësim në NATO. Djemtë e vajzat më të mirë janë në Ushtrinë dhe Policinë tonë. Më bëtë krenar", është shprehur ai.