Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, tha se emërimi i Mark Ruttes në krye të NATO-s është lajm i jashtëzakonshëm, duke shtuar se shpreson që ai të jetë zë i fuqishëm në mbështetjen e Kosovës.
Haradinaj ka uruar zyrtarin holandez, duke thënë se Rutte ka qenë prej mbështetësve të medhen të proceseve demokratike në Kosovë.
“Shpresojmë se ai do të jetë një zë i fuqishëm në mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit të plotë në NATO, që është synim i palëkundur i yni. Falënderime pafund Sekretarit aktual të NATO-s, Stoltenberg si dhe urimet më të mira pasuesit të tij, Mark Rutte”, është shprehur ai të mërkurën.
Ish-kryeministri Haradinaj ka bërë thirrje që fokusi politik i Kosovës të jetë anëtarësimi në NATO, pasi sipas tij, është garancia e vetme për ekzistencën e shtetit.