Kryetari i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në SHBA ka takuar kongresistin Ritchie Torres, të cilin e ka falënderuar për përkrahjen që po ia jep Kosovës.
Haradinaj ka vlerësuar se partneri strategjik me SHBA-në është garancë për arritje të çdo suksesi të Kosovës.
“Kongresistin, z. Ritchie Torres e njoftova për zhvillimet ne Kosovë dhe njëherit kërkova që në Kongresin Amerikan të shtrohet tema e anëtarësimit të shpejtë të Kosovës në NATO. Po ashtu, theksova se është me rëndësi të veçantë forcimi i marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Amerikë. Partneriteti strategjik me ShBA-të është garancë për arritjen e çdo suksesi të Kosovës. Do të punojmë pandalur që të zhvillohet e forcohet çdo ditë!” – ka shkruar Haradinaj në Facebook.