Arbëri

Haradinaj refuzon ftesën e Kurtit

Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka refuzuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti për t’u takuar me qëllim të konsultimit për hapat tutje për zbatimin e agjendës legjislative.

Sipas Haradinajt, tema për të cilën i ka ftuar Kurti i përket shefave të grupeve parlamentare.

“Besnik Tahiri, i cili udhëheq grupin tonë parlamentar dhe kolegë të tjerë, jam i bindur se do të diskutojnë në frymën kolegiale dhe do të gjejnë një gjuhë që pastaj do të përçohet në Kuvend nga grupet tona parlamentare për zbatim. Konsideroj se kjo temë bie drejtpërdrejtë në përgjegjësinë dhe në dijen e tyre”, thuhet në përgjigjen e Haradinajt të publikuar në Facebook të shtunën. 

Kryetari i AAK-së ka thënë se nëse ka ndonjë temë tjetër që lidhet me momentumin politik, “atëherë këtë çështje mund ta trajtojnë në një kohë tjetër, në një moment tjetër në mënyrë që të përafrojmë qëndrimet që janë me interes nacional”.

Ftesën e Kurtit e ka refuzuar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili e ka konsideruar si “të vonuar”. Ftesën e ka pranuar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

LEXO EDHE: