Arbëri

Haradinaj: Qeveria me trajtim katastrofal për ushtarët e FSK-së, paga minimale të jetë 1000 euro

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësim për largimin, siç thotë ai, masiv të ushtarëve të FSK-së gjatë dy vjetëve të fundit. 

Sipas postimit të tij në Facebook, mbi 11% e ushtarëve kanë lëshuar FSK-në vetëm në vitet 2023 dhe 2024, për cka e ka akuzuar Qeverinë për trajtim katastrofal.

"Jam i shqetësuar seriozisht me këtë trajtim katastrofal që Qeveria po i bën Ushtrisë sonë, të cilën me shumë mund kemi arritur ta mandatojmë më 2018”, ka shkruar lideri i AAK-së. 

Ai ka shtuar se forca rezervë e FSK-së është neglizhuar pothuajse plotësisht.

"Qysh në muajt e parë të Qeverisë së re, paga më e ulët në FSK do të jetë 1000 euro”, është zotuar ai.