Arbëri

Haradinaj: Po vjen koha e ndryshimit

Ramush Haradinaj në konferencë për shtyp më 1 gusht

Foto: Driton Paçarada

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas caktimit të 9 shkurtit si datë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Aleancë, Nismë, Konservatorë, Intelektualë, Diasporë dhe gjithë ju qytetarë të Kosovës, po vjen koha e ndryshimit. Po vjen koha e bashkimit. Ta rikthejmë Kosovën në mesin e shteteve normale! Drejt fitores me 9 shkurt 2025!” ka shkruar ai në Facebook.

2025-ta do të jetë vit i rregullt zgjedhor. Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti do të jetë e para që nga shpallja e pavarësisë që do ta përfundojë mandatin e plotë katërvjeçar. Për një kohë të gjatë, partitë opozitare kishin kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, por më herët gjatë këtij viti dështuan të arrinin pajtim se si të shkohet në zgjedhje.