Arbëri

Haradinaj: Blair ka hyrë në historinë shqiptare

Ramush Haradinaj - Tony Blair

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, tha se ish-kryeministri britanik Tony Blair, ka hyrë në kapitullin e pashlyer të historisë britanike, shqiptare e botërore, duke e falënderuar për kontributin.

Ai ka shkruar në Facebook të hënën se Blair ishte angazhuar “në realizimin e ëndrrës shekullore për liri e pavarësi”.

“Me respekt dhe mirënjohje, për shërbimin, rolin dhe kontributin e tij në ndalimin e gjenocidit, mbështetjen e çlirimit të Kosovës dhe mbrojtjen e të drejtës sonë për një shtet të pavarur, Kryeministrit Tony Blair, në shënimin e 25-vjetorit të Çlirimit, i dedikova medaljen ‘Me Besim në Zot, Atdhe e Shtet’. Kontributi i Shkëlqësisë së Tij, z. Blair, për lirinë e popullit të Kosovës, janë vetëm një dimension i lidershipit të tij të jashtëzakonshëm evropian dhe global, i cili tashmë ka hyrë në kapitullin e pashlyer të historisë britanike, shqiptare dhe botërore”, ka shkruar ish-kryeministri Haradinaj.

Ai ka thënë se edhe populli i Kosovës e falënderon ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe.