Me daulle e valle është përuruar hapja e pikës kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Qytetarët të cilët banojnë afër pikës më të re kufitare Stançiq-Bellanoc, kanë thënë se janë të lumtur për këtë pasi që tash, udhëtimi i tyre për në shtetin fqinj nuk do të jetë më i mundimshëm, raporton KTV-ja.
Ata thonë se më herët janë ballafaquar me shumë vështirësi, andaj edhe vizitat për te familjarët në Maqedoninë Veriore kanë qenë më të rralla.
Fillimisht ky vendkalim do të jetë i hapur vetëm për qarkullim të qytetarëve e veturave të vogla, kurse pas 6 muajve do të jetë i kalueshëm edhe për automjete të rënda me mallra.
Përderisa zyrtarë institucionalë të të dyja shteteve, hapjen e kësaj pike kufitare e kanë vlerësuar si gurthemel të ri në miqësinë në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Pika kufitare që lidh Kosovën më Maqedoninë e Veriut është financuar nga BE-ja dhe ndërtimi i saj kishte filluar në vitin 2018.