Arbëri

Hapet për qarkullim pika kufitare në Bërnjak, Jarinja mbetet e mbyllur për hyrje nga Serbia

Pika kufitare në Bërnjak është hapur për qarkullim mëngjesin e së mërkurës. Ndërkohë që pika Kufitare në Jarinjës vazhdon të mbetet e mbyllur për hyrje nga Serbia.

Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Ai ka thënë se hapja e pikës kufitare në Bërnjak ka ndodhur në orën 8:00 të mërkurën.

Image

Pikat kufitare në Jarinjë dhe Bernjak ishin mbyllur për qarkullim pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës që ndodhi më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri i policisë së Kosovës Afrim Bunjaku.