Arbëri

Hapet në Spanjë shkolla e parë shqipe

Ditën e djeshme është hapur shkolla e parë e gjuhës shqipe në Madrid të Spanjës, e cila e filloi programin e saj nën kujdesin e mësuese Flora Andona Sallabanda dhe nga mbështëtja e ambasadorit Gazmend Barbullushi.

Në një postim në Facebook në faqen ‘Shqiptarët në Spanjë’ ka publikuar fotot e aktivitetit të mbajtur dje, ku shikojmë fëmijë të lumtur me libra shqip në duar. Një lajm i mirë ky për të gjithë fëmijët e emigrantët ku tani kanë mundësi të mësojnë gjuhën shqipe.

Statusi i “Shqiptarët në Spanjë’

Sot ishte një ditë e veçantë për shqiptarët në Spanje!!

Me 24 Nëntor te 2019 u çel për herë të parë në Spanjë mësonjtorja Shqipe. Për në është një ditë historike dhe një ngjarje e shumëpritur nga të gjithë. Tashmë fëmijët në Madrid, dhe shpresojmë edhe më tej, do të kenë një kënd ku të flasin dhe të luajnë me njëri-tjetrin në Shqip.

Në këtë ditë të parë patën mundësi të vijnë familje nga të gjitha trevat shqipfolëse, nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. U emocionuam kur morëm vesh që kishte familje që kishin ardhur nga skajet më të largëta të Spanjës vetëm e vetëm për të mos humbur këtë ditë të veçantë.

Falënderojmë shumë mësuese Flora Andona Sallabanda për emocionet që na përcolli sot.

Falënderojmë Ambasada e Shqipërisë në Madrid / Albanian Embassy in Spain dhe Ambasadorin Gazmend Barbullushin për mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe institucionale.

Patjetër edhe antarët e Shoqatës së Shqiptarëve në Spanjë, Altin Hyseni, Eridona Brahaj dhe Edland Graci.

Aktivitete të tilla paçim ngaherë./Gazeta Shqiptare