Arbëri

Hapet Dhoma për fëmijët me nevoja të veçanta në Pejë

Është hapur Dhoma e miqësisë për fëmijët me nevoja të veçanta në hapësirat e Drejtorisë së Arsimit në Pejë, të enjten, në bashkëpunim të kësaj drejtorie me organizatën “Save the Children”, si donatore e këtij projekti.

Dhoma e miqësisë ka si qëllim vlerësimin pedagogjik të fëmijëve me nevoja të veçanta, përkrahjen dhe integrimin e tyre në klasë të rregullta së bashku me bashkëmoshatarët e tyre, si edhe integrimin e këtyre fëmijëve në shoqëri, shkruan sot Koha Ditore.

Me rastin e inaugurimit të kësaj dhome nga kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, dhe drejtori i “Save the Children”, Ahmet Kryeziu, drejtori i Arsimit, Besim Avdimetaj, ka falënderuar organizatën “Save the Children” për përkrahjen që ka dhënë për hapjen e kësaj dhome, e po ashtu ai ka falënderuar edhe ekipin vlerësues, i cili do të punojë në baza vullnetare me këta fëmijë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)