Arbëri

Hamza për zjarrin në Cerrnushë: Gjendja nën kontroll

Zjarri në Cerrnushë të Mitrovicës

Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka njoftuar se zjarri i përhapur në Cerrnushë tashmë është nën kontroll. 

Derisa ka falënderuar zjarrfikësit, ushtarët e FSK-së, Policinë dhe qytetarët për kontributin për shuarjen e zjarrit, ai ka thënë se flakët kanë krijuar shqetësim te banorët e fshatrave Cerrnushë, Kçiq i madh dhe Kçiq i vogël.

“Pasi zjarri krijoi shumë shqetësim te banorët e fshatrave Cerrnushë, Kçiq i madh dhe Kçiq i vogël, nga kodra e përfshirë në zjarr në Cerrnushë, ndaj me ju lajmin e mirë që pas angazhimit maksimal të institucioneve përgjegjëse dhe ndihmës së banorëve, tashmë gjendja është nën kontroll. Zjarrfikësit, ushtarët dhe policët janë heronjtë tanë të përditshëm, të cilët e rrezikojnë edhe jetën e tyre për sigurinë tonë”, ka shkruar Hamza në Facebook.