Bedri Hamza, Gazmend Muhaxheri dhe Imri Ahmeti kanë hequr dorë nga marrja e postit të deputetit.
Që të tre kandidatët për deputetë që kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës, kanë vendosur ta mbajnë postin e kryetarit të komunës.
Muhaxheri dhe Ahmeti që vijnë nga Lidhja Demokratike e Kosovës do të zëvendësohen nga Arben Gashi dhe Paris Guri, ndërsa Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës do të zëvendësohet nga Rashit Qalaj.
Kjo u bë e ditur gjatë mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikim të rezultateve përfundimtare.
