Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka përditësuar të dhënat për situatën epidemiologjike me COVID-19.
Sipas të dhënave zyrtare, në dy javët e fundit (7 gusht – 20 gusht) janë regjistruar 661 raste pozitive dhe tri raste të vdekjes me COVID-19.
Grupmosha më e prekur është ajo 50-59 vjeç me 119 raste. Mosha mesatare e të prekurve me COVID-19 është 49.3 vjeç.
IKSHPK-ja ka përsëritur se vaksinimi është masa mbrojtëse më efikase, sidomos ndaj formave të rënda të sëmundjes.