Hikmete Aliti, në tragjedinë që ka ndodhur dje në Bullgari, ka humbur djalin e saj, Visar Aliti, ndërsa bashkëshorti, Orhan Aliti ka arritur të shpëtojë.
Ajo për Tv Shenja ka treguar se bashkëshorti i saj e kishte kontaktuar rreth orës 2 të mëngjesit, derisa i ka treguar se vetë ka arritur të shpëtonte, por të njëjtin fat nuk e ka pasur edhe djali.
“Bashkëshorti është në spital i ka unazat e thyera dhe këmbën, prandaj do të bëhet operacion, por Visarin nuk ka mundur ta shpëtojë. Ai ka kërcyer i pari, tha që sa ka mund ka bërtitur ‘Visar, Visar’ por nuk është dëgjuar asgjë për shkak të zhurmës së madhe. Tha unë shpëtova por djalin e kemi të humbur”, ka deklaruar Hikmete Aliti.
Ajo ka thënë se ajo ka ardhur nga Belgjika bashkë me djalin e dytë për varrimin e Visarit, të birit të saj.
Për ta shikuar videon e plotë, klikoni këtu: Video