Emisari amerikan për misione të posaçme, Richard Grenell, ka uruar Pavarësinë e Kosovës, duke e përmendur mospraninë e atij që e shpalli pavarësinë, Hashim Thaçi, për festë në Prishtinë.
Teksa ka uruar miqtë e tij në Kosovë për këtë festë, ai ka thënë se ky moment historik është lënë në hije nga një padrejtësi “e rëndë”.
“Themeluesi i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë – jo pas hekurave në Hagë. Evropianët nuk kanë arritur të veprojnë kundër kësaj padrejtësie në 5 vitet e fundit”, ka shkruar Grenelli në platformën “X”.
Sipas tij, institucionet e Kosovës kanë dështuar të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për t'i dhënë fund kësaj, siç e ka quajtur ai, padrejtësie - për shkak të politikës.
“Ky burgim i padrejtë duhet të marrë fund”, ka shtuar ai, duke e përmendur edhe emrin e kryeprokurorit në Hagë, Jack Smith.
Rama pajtohet me Grenellin për Thaçin: Sa më shumë të vazhdojë padrejtësia, aq më e madhe njolla në Speciale
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pajtuar me deklaratën e emisarit amerikan për misione të posaçme, Richard Grenell, i cili teksa e ka uruar përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka thënë se “themeluesi i shtetësisë së Kosovës, ish-presidenti Hashim Thaçi, do të duhej të festonte sot në Prishtinë, jo pas grilave në Hagë.
Derisa e ka shpërndarë këtë deklaratë të Grenellit në rrjetin social “X”, Rama ka thënë se sa më shumë të vazhdojë “padrejtësia ndaj Thaçit”, aq më e madhe është njolla në organin ndërkombëtar të drejtësisë.
“Absolutisht! Dhe sa më shumë të vazhdojë, aq më e madhe është njolla në organin ndërkombëtar të drejtësisë”, ka shkruar Rama.
Absolutely! And the more it continues, the bigger the stain on the international justice body! pic.twitter.com/iLsFPBogW7
— Edi Rama (@ediramaal) February 17, 2025
Grenelli ka thënë se ky moment historik është lënë në hije nga një padrejtësi “e rëndë”.