I përzgjedhuri i presidentit amerikan Donald Trump për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se i ka sjellë raportet Kosovë-SHBA në pikën më të ulët.
Në një shkrim në X të enjten, Grenell ka shpërndarë shkrimin e Kurtit të 22 korrikut të vitit të shkuar për vendimin e Joe Bidenit për largim nga gara për president në SHBA.
Tek e ka shpërndarë postimin, Grenelli ka thënë se raportet e SHBA-së me Kosovën vuajtën gjatë presidencës së Bidenit.
“Departamenti i Shtetit i Bidenit dhe Shtëpia e Bardhë i kritikuan veprimet dhe paaftësinë e Kurtit për të rritur ekonominë e Kosovës. Kurti zgjodhi luftërat politike dhe mori veprime unilaterale. Ai i solli raportet Kosovë-SHBA në pikë të ulët. Ai është dënuar nga liderët evropianë, NATO-ja dhe ekipi i Bidenit. Kurti e mbështeti Joe Bidenin dhe Kamala Harrisin, megjithatë u kritikua nga ta”, ka shkruar Grenelli.
Grenelli në mandatin e parë të Trumpit ka qenë emisar i SHBA-së për dialogun Kosovë–Serbi.
Më 4 shtator 2020 i shtyu palët drejt arritjes së marrëveshjes për normalizim ekonomik. Pjesë e saj ishte dhe njohja e Kosovës nga Izraeli, por që shumica e pikave të tjera nuk janë zbatuar.
The U.S. relationship with Kosovo suffered during Joe Biden’s presidency.
Biden’s State Department and White House criticized Kurti’s actions and inability to grow Kosovo’s economy.
Kurti picked political fights and took unilateral action. He brought Kosovo-U.S. relations to… https://t.co/63RXn8r1hH— Richard Grenell (@RichardGrenell) January 23, 2025