Grafite të reja serbe janë parë në qytetin e Zveçanit të martën, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, i ka thënë KOHËS se është parë shkrimi “24.09”, duke iu referuar sulmit në Banjskë. Për këtë s’është iniciuar rast.
“Janë grafite të vjetra, ndonjë shkrim i ri aty-këtu. Numri ‘24.09’. Nuk është iniciuar rast”, ka thënë ai.
Në sulmin e grupeve serbe në Banjskë ka mbetur i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Sulmi ishte konsideruar terrorist.
Edhe “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” është ndër grafitet që shkruhej në veri të Kosovës.