Ish-kryetari i Klinës, Sokol Bashota, është dënuar nga Gjykata e Pejës me 6 muaj burgim me kusht dhe 1 mijë euro gjobë për deklarim të rremë të pasurisë.
Ish-kryetari dhe nënkryetari i Klinës dënohen me nga 6 muaj burgim me kusht
Bashkë me të është dënuar Enver Berisha, ish-nënkryetar i Klinës. Dënimi me burg ndaj tyre nuk do të ekzekutohet nëse brenda një viti ata nuk kryejnë ndonjë vepër të re penale, transmeton KTV.
Teksa ia ka kumtuar vendimin, kryetari i trupit gjykues, Sylë Lokaj, ka shprehur keqardhje për dënimin e tyre.