Gjykata Themelore e Prishtinës i ka shpallur të parrezikshëm për vendin dy nga gjashtë shtetasit turq të dëbuar në mars të këtij viti drejt Turqisë.
Këtë vendim e ka treguar njëri ndër avokatët e angazhuar në rastin e tyre, raporton KTV.
Urim Vokshi, avokat, thotë se prova nuk u gjetën as për njërin nga të dëbuarit, për të cilin spekulohej se ka miliona euro në konto.
Siç thotë ai, me këtë veprim është shpërfaqur ana e mirë e shtetit dhe niveli i lartë demokratik.
Vokshi tregoi se familjarët e të burgosurve vazhdojnë të bëjnë jetë normale në Kosovë, e shumica nga ta kanë aplikuar për azil.
Që të gjashtë të dëbuarit ishin punonjës arsimi në rrjetin e shkollave “Mehmet Akif”.