Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është kthyer në Kosovë, me leje të Dhomave të Specializuara.
Kjo u konfirmua të hënën nga Gjykata Speciale për KOHËN, pasi nëna e tij ka probleme shëndetësore.
“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin, për të takuar familjen. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, ka thënë zëdhënësja e DHSK-së, Angela Griep.
Vizita e tij është nën monitorimin e EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës.