Në shkurt bëhet një vit qëkur Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim procesin gjyqësor ndaj aktivistëve e ish-aktivistëve të “Vetëvendosjes”, të akuzuar për terrorizëm, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mirëpo deri më tani Gjykata Themelore e Prishtinës nuk ka caktuar asnjë seancë rreth këtij rasti. Rigjykimi nuk ka filluar, me gjithë që me Kodin e Procedurës Penale këto raste duhet të trajtohen me prioritet.
Gjyqtari i rastit, Beqir Kalludra, nuk ka dhënë arsye për mosprocedimin e lëndës. Në anën tjetër, avokatët mbrojtës kanë thënë se ky rast tanimë nuk është prioritet për shkaqe politike.
Katër të akuzuarit - deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi, aktivistja e këtij subjekti politik, Adea Batusha, si dhe dy aktivistët e VV-së, Atdhe Arifi , Egzon Latifi - në nëntor të vitit 2017 u patën shpallur fajtorë për sulmin me raketahedhës tre vjet më parë në Kuvendin e Kosovës.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)