Arbëri

Gjuriqi thotë se dialogu me Kosovën është sfidues

Foto: EPA

Marko Gjuriq, ministër i i Punëve të Jashtme të Serbisë (Foto: EPA)

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se dialogu me Kosovën është sfidues.

Gjatë qëndrimit të tij në Qipro, Gjuriqi ka shtuar se për Serbinë sfida më e madhe është situata në Kosovë.

Sipas kryediplomatit serb, mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës ndikon në lidhjen e Serbisë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian. 

“Dialogu me Prishtinën është sfidues, por Serbia mbetet e përkushtuar për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore dhe demokratike. Sfida më e madhe e Serbisë është situata në Kosovë dhe M. dhe mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare për pavarësinë e të ashtuquajturës Kosovë është problem i rëndësishëm për Serbinë, gjë që ndikon në aftësinë e Serbisë për t'u lidhur plotësisht me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së”, ka thënë ai, raportoi mediumi serb “Tanjug”.