Arbëri

Gjuriq: Nëse çështja e Asociacionit është e mbyllur, atëherë mbyllet edhe dialogu

Foto: EPA

Marko Gjuriq, ministër i i Punëve të Jashtme të Serbisë (Foto: EPA)

Drejtori i Zyres për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar të martën se Serbia është përherë e gatshme për dialog me Kosovën, por se në dialog ekzistojnë probleme serioze, pasi që pala kosovare nuk është e gatshme të flasë rreth Asociacionit.

“Nëse ideja për Asociacionin është e vdekur, si thotë Prishtinë, atëherë është e vdekur edhe mundësia e suksesit të dialogut’, ka thënë Gjuriqi për televizionin serb “TV Prva”.

Ai ka shtuar se Bashkimi Evropian duhet të tregohet “i prerë”. Gjuriqi ka theksuar se nëse BE-ja nuk ia del t’i kthejë përfaqësuesit kosovarë në tavolinën e negociatave, atëherë nuk duhet pritur rezultate.

“Ne e kemi një mandat tejet të qartë të presidentit Vuçiq dhe të Qeverisë, rrjedhimisht insistojmë në zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin”, ka theksuar Gjuriqi.