Arbëri

Gjobiten vozitësit e veturave në rrugën “Xhorxh Bush”

Policia e Kosovës po gjobit gjatë së hënës vozitësit që po futen me vetura në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

Aktualisht, në këtë rrugë po zhvillohen edhe punime për heqjen e zonës së gjelbër.

Policia e Kosovës i tha KOHËS se gjoba për mosrespektim të shenjave të trafikut në këtë rrugë është 40 euro, ndërsa tejkalimi i vijës së plotë 150 euro. Si dhe, dënim edhe me konfiskim të patentë shoferit për 3 muaj.

“Në hyrje te rrugës ‘Xhorxh Bush’, kemi të vendosura dy patrulla policore, me qellim te marrjes së masave preventive si dhe ato te ndëshkimit për ngasësit qe nuk respektojnë shenjat e trafikut. Ndëshkimet tjera janë sipas rregullores se kuvendit komunal, të cilat i zbatojnë inspektorët komunalë”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

VIDEO:

Ndërsa, nga Komuna e Prishtinës kanë bërë me dije se vozitësit që futen në këtë rrugë, do të dënohen me 500 euro gjobë dhe mund t'u merret patentë shoferi për 1 vjet.

Vetëm taksitë, autobusët dhe automjetet emergjente (policia, zjarrfikësit dhe autoambulancat) mund të lëvizin në këtë rrugë.