Arbëri

Gjobiten lokalet që shkelën orarin e punës në Prishtinë, në disa zhvillohej edhe bixhozi

inspeksioni

Inspektorati i Kryeqytetit me Policinë ka ndërmarrë aksion në Prishtinë për të kontrolluar respektimin e orarit të punës nga subjektet afariste. 

Gjatë inspektimeve janë identifikuar disa lokale që vepronin jashtë orarit të lejuar, duke shkelur rregullat për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike. 

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për aksionin teksa ka treguar se janë evidentuar edhe lokale ku zhvillohej bixhozi. 

“Në mesin e tyre, u evidentuan edhe lokale ku zhvillohej bixhoz ilegal, për çka janë shqiptuar gjoba konform ligjit! Kjo është hera e tretë gjatë muajit prill që shqiptohen gjoba për shkelje të tilla. Inspektorati i Kryeqytetit thekson se do të veprojë me zero tolerancë ndaj çdo veprimi që shkel ligjin dhe cenon sigurinë e qytetarëve. Kontrollet do të vazhdojnë në mënyrë të intensifikuar edhe në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e Ramës.