Nga kjo e hënë asnjë shkollë në Gjakovë nuk po i ndjekë mësimet sipas skenarit C, online, ka njoftuar për KOHËN Zymber Berisha, shef i sektorit të arsimit në DKA-në e Gjakovës.
Gjimnazi “Hajdar Dushi” është shkolla e fundit e cila ka mbajtur mësim online gjatë javës së kaluar.
Ndërkohë në 6 shkolla të Komunës së Gjakovës mësimi është duke u mbajtur sipas skenarit B, shumica e shkollave me prani fizike, ndërkaq një numër paralelesh në mësim online.
Sipas zyrtarit Berisha nga 805 paralele sa janë gjithsejtë në shkollat e Gjakovës, 17 paralele po mbajnë mësim online. Në shkollën "Zef Lush Marku" në Brekoc është numri më i madh i paraleleve me mësim online, nga 24 paralele, 9 sosh po mbajnë mësim online.
Në të gjitha shkollat e Komunës së Gjakovës ndërkaq aktualisht janë 30 mësimdhënës dhe 126 nxënës të infektuar me COVID-19.