Ka mbetur vetëm një shkollë në Gjakovë ku po mbahet mësim online, sipas skenarit C, ka njoftuar për KOHËN shefi i sektorit të Arsimit në DKA-në e Gjakovës, Zymber Berisha.
SHMLT "Nexhemdin Nixha" është kthyer sot në mësim me prani fizike dhe me mësim online sipas skenarit C ka mbetur vetëm Gjimnazi "Hajdar Dushi", e cila ka 42 paralele, ku janë 11 mësimdhënës dhe 49 nxënës të infektuar me COVID-19.
Në të gjitha shkollat e Komunës së Gjakovës sipas të dhënave të DKA-së së Gjakovës janë 50 mësimdhënës të infektuar me COVID-19 dhe 223 nxënës. Në 6 prej shkollave të Komunës së Gjakovës mësimi po mbahet sipas skenarit B, disa paralele me prani fizike dhe disa të tjera në mësim online. Janë gjithësej 10 paralele nëpër këto shkolla të Gjakovës të cilat po mbajnë mësim sipas skenarit C.