Arbëri

Gjilani merr vendim për ndalimin e përdorimit të fishekzjarrëve

Foto: Koha / ilustrim

Komuna e Gjilanit ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të fishekzjarrëve. 

Në njoftimin është thënë se ndalohet përdorimi i fishekzjarrëve në vendet e hapura publike, në tregje, rrugë e sheshe. 

Ndalesa vjen nga 20 dhjetor 2024 deri më 3 janar 2025. Personat që e shkelin urdhëresën do të gjobiten me 100 euro ka thënë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. 

“Për zbatimin e saj, kujdeset Drejtoria e Inspeksionit dhe policia”, thuhet nga Komuna e Gjilanit.