Banorë të rrugës “Nëna Terezë” në Gjilan, dy ditë pasi që në këtë rrugë humbi jetën 11-vjeçarja Erëza Berisha, kanë bërë të ditur se prej disa kohësh i kanë kërkuar Komunës vendosjen e pengesave në rrugë, porse një kërkesë e tillë është refuzuar.
Vehbi Jerliu, banor i rrugës “Nëna Terezë”, thotë se ai kishte bërë kërkesa në Komunë për vendosjen e pengesave, por që kishin marrë përgjigje negative. Ai thotë se kërkesën e kishin bërë në kohën kur drejtor i Shërbimeve Publike ishte Sokol Haziri.
Lexoni edhe:
“Po, kam dorëzuar edhe në kohën kur ka qenë drejtor Sokol Haziri për vendosjen e pengesave, dhe na është kthyer përgjigjja dhe na kanë deklaruar se një departament që ka qenë në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës nuk po lejon të vendosë pengesa në rrugë as në hyrje të tunelit dhe as jashtë tij. Kërkesën e kemi bërë në kohën kur ka qenë drejtor Sokol Haziri se mandej ai është larguar dhe në vend të tij ka ardhur Naser Korça, sepse është bërë një lloj formatimi i qeverisjes komunale”, ka thënë ai.
Sipas tij, është i gatshëm që këto pretendime t’i dëshmojë edhe përmes dokumentacionit, por edhe përmes njerëzve me të cilët është takuar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)