Qeveria Kurti ka fituar një aprovim të madh si brenda ashtu edhe jashtë vendit në një periudhë të shkurtër të përgjegjësisë. Kjo edhe falë shumë partnerëve ndërkombëtarë. Do të ishte fatale për vendin nëse, pas vetëm disa javësh, ata që ishin përgjegjës për situatën e shkretuar të Kosovës të mund t’i fërkojnë duart...
Me shkarkimin e tij të provokuar, Veliu paralajmëroi fundin e koalicionit qeveritar. Ai duhej ta dinte se kryeministri do ta pushonte nga puna, sepse ai kishte kundërshtuar publikisht politikat e Qeverisë. Që kjo nuk ka qenë arsyeja e vetme pse situata ka ardhur deri këtu, ka qenë më se e qartë qysh nga zgjedhjet e tetorit se si LDK-ja e ka udhëhequr “politikën e koalicionit”. Fytyra e vërtetë e LDK-së ndryshoi - fjalë për fjalë - nga 5 tetor në 7 tetor.
Deri më 6 tetor, ishte Vjosa Osmani ajo që bëri fushatë për një politikë të re nëpër të gjithë posterat, dhe kështu edhe për partinë e saj. Kjo e bëri atë shumë të suksesshme dhe - pasi Albin Kurti - mori më shumë vota nga votuesit. Këta me sa duket besuan në premtimet dhe idetë e ardhshme të Vjosa Osmanit si një partnere e besueshme e një qeverie Kurti/Osmani, por vështirë se kishin në mendje që LDK-ja ka një themel të fortë partie që ka për qëllim gjithçka, përveç sjelljes së ndryshimeve reale në Kosovë.
Si rezultat, shumë votues votuan për një parti që menjëherë hoqi posterin e Vjosa Osmanit si kryetare për një politikë të re pas zgjedhjeve. Në LDK dolën në sipërfaqe ata që me siguri kurrë nuk do të kishin marrë një aprovim të tillë nga popullata (rezultatet e tyre të votës dëshmojnë një gjë të tillë!). E gjitha kjo tani mund të quhet mashtrim elektoral!
Vështrimin e plotë mund ta lexoni sot falas në Kohën Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar.