Arbëri

Gjendja në veri e qetë, me prani të shtuar të forcave të armatosura

Në kohën kur do të duhej të dorëzohet statuti i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, shumë bujë u bë për mundësinë e shpalljes së njëanshme të autonomisë në veri të vendit.

Por, 5 gushti ka kaluar qetë dhe pa trazira.

Forcat policore të zakonshme janë parë në të dyja anët e urës së Lumit Ibër, raporton KTV.

Qytetarë të të dyja anëve tregojnë se nuk kanë hasur në forca të shtuara të policisë.

Këtë e ka pohuar edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme.

Por, Shkodra nuk e ka mohuar se urdhri për gjendje gatishmërie do të vazhdojë edhe pas 5 gushtit.

Megjithëkëtë, xhirimet e prezencës së ekipe të njësive policore në bazën Beldevere në Mitrovicë nuk janë lejuar.

Njësit policore të Policisë së Kosovës në bazën Beldereve të Fshatit Frashër në Mitrovicë kanë penguar ekipin e KTV-së edhe në marrjen e pamjeve nga distanca.

Ndërsa, në Zubim Potok, ushtarë të KFOR-it po vazhdojnë të qëndrojnë aty.

Pak metra larg tyre, janë parë edhe policë të trafikut rrugor.