Arbëri

Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në Ibër

Trupi i pajetë i një 49-vjeçareje është gjetur të premten gjatë ditës në lumin Ibër, ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla.

Ai ka thënë se bëhet fjalë për J.Petroviq, që dyshohet se kishte rënë para dy ditësh në këtë lumë.

“Shoqata e Kosovës për kërkim dhe shpëtim, zhytësit e klubit “Trepça”, Policia e Kosovës, Agjencia e Menaxhimit Emergjent dhe banorët e fshatit Zhitkovc të Komunës së Zveçanit, kanë arritur të gjejnë sot trupin e pajetë të qytetares J.Petrovic, 49 vjeçare, e cila dyshohet se kishte rënë para dy ditësh në lumin Ibër”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Sveçla i ka shprehur ngushëllime familjes Petroviq dhe ka falënderuar ekipet e qytetarët për angazhimin në gjetjen e të zhdukurës.

Ai ka thënë se institucionet do të vazhdojnë me procedurat e mëtutjeshme të rastit.