Në çatinë e Shkollës “Shaban Shala” në Podujevë është gjetur një mjet i pashpërthyer, ka njoftuar shkolla të mërkurën nëpërmjet një njoftimi në Facebook.
Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Podujevë, Avni Fetahu, i tha KOHËS se mjeti i pashpërthyer është larguar nga autoritetet tek një bazë e FSK-së në Kaçanik, për t’u marrë me hetime të mëtutjeshme.
“Shkolla është e vjetër dhe e pa rinovuar. Kemi filluar rinovimet dhe në çati është gjetur mjeti i pashpërthyer. Ende nuk i dimë detajet, pritet që autoritetet ta gjejnë periudhën kur ka mbetur ky mjet”, tha Fetahu.
Ai theksoi se procesi mësimor në këtë shkollë nuk do të mbahet gjatë dy ditëve të ardhshme, deri në qartësimin e situatës.
KOHA është në pritje të një përgjigjeje nga autoritetet policore.
Të dashur nxënës, mësimdhënës dhe prindër të respektuar! Ju informoi se nesër me datë 05.05.2022 ( e enjte ) nuk do të...
Posted by SHFMU "Shaban Shala" Podujevë - Faqja Zyrtare on Wednesday, May 4, 2022