Arbëri

Gjendet i vdekur 27-vjeçari që po kërkohej në malet e Pashtrikut

Kërkimi në zonën malore të Pashtrikut

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se është gjetur i vdekur 27-vjeçari me inicialet A.Ll., i cili është në kërkim prej disa ditësh në mallet e Pashtrikut.

Në njoftim thuhet se ka filluar operacioni për tërheqjen e viktimës nga vendi i ngjarjes. 

“Pas marrjes së informatave nga autoritetet shqiptare të lokalizimit të viktimës, A.LL, 27 vjeçar nga fshati Kishaj-Has, një skuadër e ShKShMK-së së bashku me policinë e shtetit, ka rifilluar operacionin për tërheqjen e viktimës nga vend i ngjarjes”, thuhet në njoftim. 

Viktima ka qenë duke u kërkuar që nga fillimi i kësaj jave.