Arbëri

Gjelaj sekretar, Çunmulaj dhe Hoti nënkryetarë të KKSH-së në Mal të Zi

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi (KKSH) në mbledhjen e mbajtur në Tuz, ka zgjedhur sekretarin dhe dy nënkryetarë.

Siç bën të ditur Malësia.org, sekretar i ri i KKSH-së është zgjedhur Lindon Gjelaj, ndërsa nënkryetarë Smajl-Maliq Çunmulaj nga Malësia dhe Iber Hoti nga Plava.