Arbëri

Gazmend Muhaxheri e fillon mandatin e dytë në krye të Pejës

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, dhe 35 këshilltarët e Kuvendit Komunal të Pejës kanë dhënë betimin të mërkurën në mbledhjen inauguruese të Kuvendit Komunal për mandatin e ri katërvjeçar.

Kryesimi i seancës inauguruese të Kuvendit është bërë nga anëtari më i vjetër në Kuvend, Beqir Kajtazi i AAK-së, i cili duke i uruar kolegët e tij për mandatin e ri katërvjeçar, ua ka kujtuar atyre përgjegjësitë që i kanë ndaj qytetarëve të kësaj komune, shkruan sot Koha Ditore.

Kryetari i rizgjedhur i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, mandatin e dytë e ka cilësuar sfidues.

“Jam i vetëdijshëm se në mandatin e ri gjendemi para sfidave të mëdha zhvillimore, për t’i mundësuar Komunës së Pejës një jetë të mirë e të qetë dhe të dinjitetshme për të gjithë qytetarët”, u shpreh Muhaxheri para këshilltarëve dhe të pranishmëve të tjerë në sallën e Kuvendit...(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.