Arbëri

Gashi: Tash janë plotësuar kushtet për heqjen e masave

Bejtush Gashi

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka deklaruar se me procesin e votimit në veri janë plotësuar kushtet për heqjen e masave sanksionuese nga Bashkimi Evropian.

Ai ka thënë të dielën se Kosova tash është në pozitë të favorshme në aspektin diplomatik “pasi u faktua se Serbia bëri ftesë për bojkot”.

“Jemi në pozitë të favorshme në aspektin diplomatik pasi u faktua se Serbia me gjithë kërkesat që ka pasur të ndërrohet realiteti në ato komuna, bëri ftesë për bojkot. Qeveria ka adut të fuqishëm për lobim, të kërkojë nga BE-ja t’i hiqen masat pasi u plotësuan kushtet për heqjen e masave...Me këtë hap, janë marrë masat dhe kushtet janë plotësuar”, ka thënë Gashi, njohës i çështjeve të sigurisë.


Vokrri: Qytetarët serbë s’duan ta kthejnë në pushtet Listën Serbe

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka deklaruar se bojkoti i votimit në veri nuk është sukses i Listës Serbe.

Sipas tij, nga ky proces ka dështuar plotësisht “tentativa për të mbajtur nën kontroll qytetarin serb në veri për t’u shfaqur si përfaqësues i vetëm politike”.

“Në 2021-n ku në Leposaviq qytetarët mund të zgjidhnin më shumë se një opsion, kishte fituar Zoran Todiq me 7.400 vota, ndërsa tash për shkarkim të një kryetari ku presupozohej se do të kishte mobilizim serb, s’arritur t’i arrijnë as 6.500 vota...Qytetarët serbë s’janë të interesuar t’i kthejnë në pushtet Listën Serbe”, ka thënë Vokrri në KTV të dielën