Gripi sezonal ka rritur numrin e pacientëve nëpër qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë.
Se gripi ka ndikuar, tregon edhe numri i madh i pacientëve që janë referuar të bëjnë analiza.
Laboratori në QKMF, së fundmi është bërë me aparaturë të re, që bën që deri në 300 persona të kryejnë analizat e biokimisë.
Së fundmi, QKMF-ja është bërë edhe me një pajisje të re, ultrazë për arteriet karotide që mbikëqyrin enët e gjakut në qafë.
Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, thotë se po e vazhdojnë punën e mirë që është bërë nga ish-drejtori Arben Vitia dhe se qytetarët do të marrin tretmanin e duhur.
Në të kundërtën, ai ka apeluar që të ankohen.
Përveç në QKMF, shumica e qendrave familjare në Prishtinë kanë laboratorë dhe kryejnë analiza laboratorike, përveç asaj në Velani.